Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se beson se grupet ruse të sabotimit kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kiev raporton “CNN”. Në një deklaratë video të enjten vonë, Zelensky tha: “Sipas informacioneve tona, armiku më shënoi si objektivin nr. 1, familjen time, si objektivin nr. 2. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Ne kemi informacione se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev”.
Ai shtoi: “Unë po qëndroj në lagjen e qeverisë bashkë me të tjerët”. / abcnews.al