Atalanta arriti të kalonte në turin tjetër të Europa League, teksa edhe ne ndeshjen e kthimit arriti të mposhte skuadrën greke të Olympiacos.
Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa dopietë arriti të shënonte lojtari ukrainas Malinovsky, i cili pas golave të shënuar, emocionoi të pranishmit me festen, teksa kishte bërë një shkrim për ngjarjet e fundit që kanë përfshirë Ukrainën, ku Rusia ka bombarduar që në orët e para të mëngjesit popullin ukrainas.
Mesfushori i ka emocionuar të gjithë në momentin e festës së golit të parë, teksa ngriti fanellën duke nxjerrë poshtë bluzën e bardhë ku shkruhej: “Jo luftë në Ukrainë”.
Ukrainian Malinovskyi with a “No war in Ukraine” shirt after scoring a goal for Atalanta. pic.twitter.com/kKDGrZ6ro8
— Da4ry (@FPL_Da4ry) February 24, 2022
/f.a/abcnews.al