Futbollisti shqiptarë, Ledjan Sahitaj ka arritur të nënshkruajë kontratën e parë si lojtarë profesionist me skuadrën e Parmës.
Mbrojtësi 18-vjeçar në verë u bashkua me skuadrën italianë, ndërsa më parë ka përfaqësuar Zvricrën U-16. Sahitaj kishte qenë pjesë e moshave të Zurich dhe fillimisht në Itali u stërvit me ekipin e 19-vjeçarëve të Parma.
Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2024 dhe do ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij me klubin që garon në Serie B.
Done Deal! Ledian #Sahitaj has extended his contract with #Parma until 2024. #transfers pic.twitter.com/IKJZhSjAkx
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 24, 2022
/f.a/abcnews.al