14 avionë e helikopterë të rrëzuar dhe 24 tanke të shkatërruar, Ukraina i përgjigjet pushtimit rus

schedule17:18 - 24 Shkurt, 2022

schedule 17:18 - 24 Shkurt, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar detaje nga përballja me forcat ruse në territorin ukrainas duke theksuar se janë duke ruajtur frontin.

Sipas të dhënave zyrtare, që prej orëve të para të mëngjesit forcat ukrainase kanë rrëzuar shtatë avionë të ndryshëm, shtatë helikoterë, 24 tanke dhe 20 autoblinda.

Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë

Gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare janë publikuar pamje të helikopterëve rus të rrëzuar pranë Kievit, ndërsa në disa rajone janë parë edhe tanke ruse të shkatërruar.

Lexo edhe: Drejt kufirit: SHBA-të ngrenë urgjentisht në ajër “përbindëshin” e qiejve pas sulmit rus ndaj Ukrainës

Rusia deri më tani nuk ka publikuar të dhëna mbi sulmin ndaj Ukrainës.

Lexo edhe: VIDEO/ Pallate të shkatërruara dhe njerëz të vdekur rrugëve, pamjet e dhimbshme pas sulmit rus ndaj Ukrainës

Aktualisht janë duke u zhvilluar luftime në veri të Kievit ku forcat ukrainase kanë kryer një kundërsulm ndaj rusëve pranë aeroportit të Hostomelit, i cili u mor gjatë orëve të mesditës. /abcnews.al