Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu këtë të enjte ka qenë pjesë2 e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë ku në fokus të diskutimit ka qenë situata në Ukrainë për shkak të sulmit Rusisë.
Mediu ka theksuar se Shqipëria dënon me dhunë një sulm të tillë dhe do të qëndrojë në krahë të NATO-s dhe të vendeve të tjera aleate për të mbrojtur sigurinë në Ukrainë dhe në Evropë.
Ndër të tjera ai shprehet se Putin ka zgjedhur rrugën e agresionit ushtarak kundër nje vendi sovran si Ukraina.
“Shqipëria dënon vendosmërisht sulmin Rus mbi Ukrainën. Putin ka zgjedhur rrugën e agresionit ushtarak kundër nje vendi sovran si Ukraina. Po mos të bëjmë asnjë gabim: Ukraina është sot shënjestra e Putinit, por padyshim qëllimi i tij është Europa. Më lejoni të kem vëmendjen tuaj për rajonin e Ballkanit kubprej kohësh Rusia ka shtuar jo thjeshtë prezencën ushtarake, inteligjente, ekonomike dhe mediatike, por për më tepër është e qartë se ata janë mbrapa skenarëve dhe konflikteve në Ballkan:
Serbia shpenzon miliarda dollarë për armatime dhe mjete ushtarake nga Rusia, në një kohë qe se kërcënon askush dhe situata ekonomile vjen e rëndohet.
Deklarimi i Republika Serbska për tu larguar nga Federata e BHi, krijimi i ushtrisë së Republika Sërbska stimulohet e mbështetet nga Beogradi dhe Moska.
Stimulimi i konfliktit në kufirin verior të Kosovës, vendosja e trupave ushtarake Serbe në kufi pa asnjë shkak, mbështetja dhe prezenca e Ambasadorit Rus tregon qartë për një plan të kordinuar veprimesh.
Rusia ështl e interesuar të rrisë prezencën e saj në ballkan duke përdorur agresivitetin ushtarak, dhe kordinimin me faktorët dhe partnerët Rus në ballkan për të krijuar konflikte”, shkruan në postimin e tij në Facebook Mediu./abcnews.al