Rritet presioni për taksën

schedule23:59 - 5 Mars, 2019

schedule 23:59 - 5 Mars, 2019

Ndërsa presionet për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe rriten, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se qeveria e tij mund ta pezullojë atë për një javë, gjithmonë nëse Beogradi tregon gatishmëri për një marrëveshje të pastër me Prishtinën.

Pa praninë e mediave kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur ndaras në takime përfaqësuesen e lartë të zyrës së BE-së në Kosovë Natali Apostolova, ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kossnet dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Takimet janë zhvilluar në kohën kur janë shtuar presionet për pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi.

Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Haradinaj nuk ka folur në detaje për takimin duke thënë se kanë biseduar vetëm për platformën për dialog e cila do të hidhet në votim në Kuvend  të fund të javës. Ndërsa për taksën ka thënë se mund të pezullohet për 1 javë vetëm atëherë kur janë të sigurtë se e kanë kontratën e njohjes në tavolinë.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: Ne do të arrijmë në një kontratë finale, që nuk përmban elemente të kontaminuara që është i territoreve të kufijve edhe ekziston mundësia e pezullimit për një javë sa do të diskutohet ajo kontratë mes dy vendeve.

Sipas tij, me taksën nuk po rrezikohet vetëm raportet e Kosovës me SHBA-në por edhe ato të Serbisë me BE-në pasi  Beogradi është shkaktar I ndërprerjes së dialogut. Ndërkohë me tone më të buta ka folur sot presidenti Hashim Thaçi. Nga kazerma “Adem Jashari”, ku edhe u shënua nisja e “Epopesë së UCK-së”, kreu i shtetit ka ftuar për bashkim të spektrit politik, ngase sipas tij, të bashkuar edhe miqtë na duan më shumë.

Hashim Thaçi, president i Kosovës: Të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigandë. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë.

Në fund të javës në Prishtinë do të qëndrojë ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale ndërsa javën e ardhshme dy këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!