Ukraina pezullon të gjitha fluturimet

schedule10:31 - 24 Shkurt, 2022

schedule 10:31 - 24 Shkurt, 2022

Ukraina  ka mbyllur në orët e para  të mëngjesit të sotëm hapësirën ajrore për fluturime civile, duke cituar rrezikun e lartë ndaj sigurisë, ndërsa rregullatori europian i aviacionit gjithashtu paralajmëroi për rrezik për fluturimet në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë për shkak të aktiviteteve ushtarake, shkruan BBC

Në uebfaqen e tij, autoriteti shtetëror ukrainas i trafikut ajror tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur për fluturime civile duke filluar nga ora 00:45 të enjten dhe se shërbimet e trafikut ajror janë pezulluar.

Rikujtojmë se Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacion special ushtarak në Donbas, në lindje të Ukrainës. Ai iu drejtua kombit në kanalin televiziv në orët e para të mëngjesit, duke rikujtuar se të ashtuquajturat qeveri separatiste në Ukrainën lindore kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia.

Sipas Putin, qëllimi i operacionit është mbrojtja e njerëzve që u janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për 8 vite.

/abcnews.al