Katër paqeruajtës të OKB-së dhe një ushtar nga Mali janë vrarë gjatë një sulmi me armë në Mali. Lajmi eshte konfirmuar nga Zëdhënësi i Sektretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së konfirmoi vrasjen e 4 paqeruajtësve të OKB-së dhe të një ushtari nga Mali, në rajonin e Menaka dhe Mopti të Malit gjatë ditës së premte.
Gjithashtu, rezulton se gjate sulmit 21 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë ende në gjëndje kritike, përfshirë një kontraktues civil të Misionit të Integrimit dhe Stabilizimit të OKB-së në Mali dhe një anëtarë tjetër të ushtrisë.
Zyrtari i OKB-së, nuk bëri me dije se kush ishin personat që sulmuan me armë, por u shpreh se disa nga sulmuesit u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e OKB-se. Njësia operative që u sulmua ishte në një mison asistence mjekësore për qytetarët në nevojë.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i bënë thirrje Qeverisë së Malit të hetojë sulmin dhe të cojë organizatorët përpara drejtësisë. Sipas, anëtarëvë të Këshillit të Sigurimit sulme të tilla që shënjestrojnë paqeruajtësit mund të cilësohen krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare./abcnews.al