Vendet europiane ka dënuar veprimin e Rusisë. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se kancelari Olaf Scholz kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, duke i shprehur solidaritetin, shkruan BBC
“Europa është në luftë, një luftë që menduam se do ta lexonim vetëm në librat e historisë. Është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar,” shtoi në një deklaratë ministri i ekonomisë Robert Habeck.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ishte “i tmerruar” nga “sulmi i paprovokuar” dhe Britania do të “përgjigjej me vendosmëri”. Kryeministri italian Mario Draghi tha se veprimi ishte “i pajustifikueshëm”
“Ne po punojmë me aleatët europianë dhe të NATO-s për t’iu përgjigjur menjëherë sulmit të Ukrainës, me unitet dhe vendosmëri.”
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller tha se ishte “koha për të përforcuar krahun lindor të NATO-s”.
/abcnews.al

