Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ndaluar nga policia kufitare e Morinës.
Jakup Smaili, lindur dhe banues në Verbicë, u arrestua me qëllim për t’u ekstraduar në shtetin gjerman.
Për 60 vjeçarin Smaili autoritetet gjyqësore gjermane kanë lëshuar një urdhër arresti në vitin 2006 pasi dyshohet se ka kryer një vrasje në këtë shtet. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm./abcnews.al