Teuta do të përballet me Kukësin në “Loro Boriçi” të Shkodrës për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 22-të të Abissnet Superiores, një takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:45.
Durrsakët e Renato Arapit vijnë në këtë përballje pas fitores ndaj Dinamos, dhe ndaj verilindorëve do të kërkojnë fitoren e dytë rresht, e cila do të sillte edhe qetësinë në skuadër, për të mos rrezikuar edhe mbijetesën.
Për këtë takim teknikun e durrsakëve e mbajnë në ankth dy lojtarë, të cilët janë shumë të rëndësishëm për formacionin e Arapit.
Portieri Qirko dhe mesfushori Avdyli janë në dyshim pasi vazhdojnë të kenë probleme me dëmtimit, dhe duhet të jetë fjala e stafit mjekësorë në së dy lojtarët mund të aktivizohen ndaj Kukësit apo jo.
Trajneri Arapi pritet t’i besojë sërish në portë, 17-vjeçarit Dema që ndaj Dinamos bëri një debutim perfekte. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe në fushë pritet që në fushë të zbresin lojtarët më të mirë. /f.a/abcnews.al