11 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm. Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë të grabitësve shqiptarë në Milano. Sipas mediave vendase, janë nxjerrë urdhër-arreste për 11 shqiptarët.
Dhjetë prej tyre kanë masë arresti në burg, kurse njëri arrest shtëpie. Të arrestuarit janë të moshës ndërmjet 21 dhe 47 vjeç.
Banda e shqiptarëve janë përgjegjës për vjedhjeve dhe grabitje të banesave, dyqaneve e bizneseve në Milano dhe Pavese./abcnews.al