Inter është duke menduar tashmë për fytyra të reja në repartin defensiv.
Mendohet se De Vrij do të sakrifikohet dhe kështu Marotta po mendon të bëjë goditje të reja në merkaton verore.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Inter ka në plan të parë danezin Andreas Christensen, mbrojtësi i Chelsea të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka një pagë prej 4,5 milion euro në sezon.
Emri i dytë është ai i argjentinasit, Marcos Senesi, 24-vjeçari i cili luan për Feyenoord dhe kushton rreth 10 milion euro./ h.ll/abcnews.al