LIVE/ Rama dëshmon për inceneratorët, debat me Tabakun: Opinionet shkruajini në raport, përqëndrohuni te çështja

schedule12:09 - 23 Shkurt, 2022

schedule 12:09 - 23 Shkurt, 2022

Kryeministri Rama ka filluar të dëshmojë para Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Rama është betuar se do të thotë të vërtetën.

Tabaku e pyeti Ramën nëse është në dijeni të faktit se Lefter Koka ka përfituar 4 milion euro në nga kontrata koncensionare, gjë që bëri kryeministrin të reagojë.

Rama tha se kur ka ardhur në komision, ka lexuar se si funksionon një komision hetimor. Sipas Ramës komisionet hetimore nuk bëjnë akuza.

Kur erdha këtu kam lexuar detyrimet e mia si dëhsmitar dhe çfarë bën një komision heitmor. Di që komsioni nuk bën akuza dhe nuk është as prokurori dhe nuk është as gjykatë.

Do t’ju kërkoja që të bënit punën dhe duhet që në këtë komsioni të mos eksportoni debatin parlamentar apo atë televiziv. Por ky është sugjerim i imi. Mendoj se komisioni është shumë i rendësishëm. E kam mbështetur plotësisht këtë komision. Opozita është lënë e lirë të bëjë gjithçka që ka dashur dhe unë jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të sja. Nëse dëshironi të mbetemi të tillë deri në fund respektoni ligjin. Nëse do bëni si çdo ditë unë do t’ju përgjigjem po ashtu”, tha Rama duke theksuar se nuk ka shkuar në komision për ndonjë aferë pas pyetjes së Tabakut.

“Unë nuk kam adhur këtu për një aferë. Ju e keni shprehur aferën kudo, në televizion dhe rrjete sociale por jo këtu. Ju jeni anëtare komisioni dhe nuk bëni akuza. Nuk kas ardhur këtu për asnjë aferë”, tha Rama.

Komisioni hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj por dhe të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi.
Hetimet janë një përpjekje për të hedhur dritë mbi dyshimet, se zyrtarë të lartë kanë abuzuar fondet publike në miliona euro me 3 incineratorët mbetjeve urbane në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Komisioni po heton për dyshimet për korrupsion me miliona euro dhe shkelje ligjore me lejet dhe financimet e ndërtimit të tre incineratorët e mbetjeve në Elbasan Fier dhe Tiranë, procedura që kanë nisur 6 vjet më parë.

Lexo edhe: Tabaku e pyet për ministrat, Rama: Nuk jam Big Brother të shoh me kë flenë dhe zgjohen njerëzit

Teksa edhe vetë kryeministri Edi Rama është po ashtu në listën e zyrtarëve të ftuar për të dëshmuar para komisionit, ka deklaruar se partia që ai kryeson nuk është zyrë avokatie e askujt që dyshohet se ka shkelur ligjet, se kushdo zyrtar i akuzuar, që mund të ketë abuzuar me fondet publike duhet të përgjigjet personalisht para hetuesve dhe ka marrëdhënie personale me SPAK.
Ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe rryshfete 3.7 milionë euro gjatë procedurave për incineratorin e Elbasanit.

Rama i kërkoi Tabakut që të përqëndrohet te çështja duke mos përdorur termin aferë. “Mos eksportoni debatet që keni muaj të tërë që i bëni, ose statuset e Facebook-ut, bëjini, por shkelni ligjin“, tha Rama duke theksuar se do t’i përgjigjet asaj sipas pyetjeve dhe tonit.

Pjesë nga diskutimi

Jorida Tabaku: Zoti Rama betohuni

Edi Rama: Betohem se do ju them të vërtetën, vetëm të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës

Jorida Tabaku: A është Lefter Koka pronar përfitues?

Edi Rama: Kam ardhur në këtë komision dhe jam njohur me detyrimet e mia dhe tuat dhe në ligjin për komisionet hetimore kam lexuar, që komisioni nuk mund të kthehet në gjykatë, të fyejnë ap prekin dinjitetin personal të personave të thirrur.

Këtë e keni bërë në mënyrë shumë të përsëritur si grup i strukturuar kriminal. Ju bëni punën tuaj, unë timen dhe mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, por ky është një sugjerim. Komisioni është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetje të plotë. Opozita është e lirë të bëjë gjithçka ka dashur dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Nëse dëshironi të mbetem i tillë deri në fund, respektoni ligjin, nëse bëni zgjedhjen si në ditët e tjera unë do u përgjigjem po ashtu. Tani po kthehem te pyetja juaj.

Jorida Tabaku: Është në interes të këtij komisioni të zbardhim këtë aferë. Këtu do të flasim për fakte dhe prova, ne si anëtarë, ju si kryeministër.

Edi Rama: Sa i përket komentit tuaj, sapo e shkelët ligjin, sepse folët për aferë. Afera është në opinionin tuaj që e keni shprehur në parlament, TV dhe rrjetet sociale, por jo këtu.

Jorida Tabaku: Ju keni miratuar një ligj për pronarët përfitues, a është Lefter Koka një pronar përfitues?

Edi Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv dhe unë Lefter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të qeverisë, dhe jo si pronar përfitues.

Jorida Tabaku: Unë kam 51 pyetje, do të përpiqem që të jem shumë korrekte, ju lutem përgjigjet koncize. A është Alqi Bllako një pronar përfitues?

Edi Rama: Ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision. Këto shkruajini në raportin përfundimtar. Faktet këtu

Jorida Tabaku: A është Arben Ahmetaj pronar përfitues?

Edi Rama: Unë e kuptoj që Big Brother ka krijuar një audiencë të madhe, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, apo zgjohet me kë, nuk janë parashikuar në dispozitat e kryeministrit. Si kryeministër, kjo është jashtë kompetencave të mia, që të informohem dhe të studioj miqësitë.

Si dëshmitar mendoj se prapë po shkelni ligjin. Jam i pa interesuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë në modë pantallonat e shkurta në kohë dimri, se cfarë bëjnë të tjerët, kam refuzuar të jap shpjegime edhe për veten time. /abcnews.al