Ministrja kanadeze për buxhetin ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se nuk ishte aspak e kënaqur me mënyrën se si qeveria e kryeministrit Trudo kishte menaxhuar një skandal të madh korrupsioni që ka tronditur vendin.
Një tjetër largim në qeverinë kanadeze të Xhastin Trudo. përgjegjësja e minsitrisë së Buxhetit, Jane Philpott, dha dorëheqjen duke shpjeguar se kishte humbur besimin rreth mënyrës se si qeveria kishte menaxhuar skandalin e korrupsionit. Në deklaratën e saj publikuar nga BBC, ajo shprehej se duhej të respektonte vlerat thelbësore, përgjegjësitë etike dhe detyrimet kushtetuese.
Trudo mohoi cdo lloj neglizhence apo ndërhyrje politike në hetimet për sipërmarrjen “Snc-Lavalin”, por skandali po sfidon administratën e tij. Këshilltari i tij më i ngushtë, Gerald Batts, dha dorëheqjen tre javë më parë, pak pas dorëheqjes së ministrit të drejtësisë Xhodi Uilson-Reibold, i cili u largua duke thënë se kishte pasur shumë presione dhe kërcënime nga ekipi i kryeministrit për ta detyruar që të ndërhynte në hetimet lidhur me këtë skandal. /abcnews.al