Inceneratorët, ish-prokurori Beci: Jam kundër, s’mund të vazhdojë komisioni kur kemi hetim penal

schedule22:11 - 22 Shkurt, 2022

schedule 22:11 - 22 Shkurt, 2022

Me debate ka vijuar edhe sot dhënia e dëshmive në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Pikërisht për zhvillimet në komision po diskutohet në emisionin “Log” në ABC Newa. Ish prokurori Eugen Beci ka dalë kundër këtij komisioni në një kohë që kemi hetim penal nga SPAK.

“S’jam dakord me komisionin hetimor. A i njeh këta persona është pyetja e fundit që bëhet, sepse edhe t’i njohësh çfarë ka. Të njohësh është tjetër dhe të bashkëpunosh për një veprimtari kriminale është tjetër gjë. Sepse nuk e kuptoj pse të gjithë thonë direkt nuk i njoh. Komisioni hetimor për mendimin tim pavarësisht nga jurist-prudenca e kushtetutave që ngrenë komisione, kanë qëllim të vetëm vetëm paraqitjen e një informacione sa më të gjerë ndaj publikut.  Unë nuk arrij ta kuptoj si vazhdon komisioni kur kemi hetim penal”, tha Beci.

Edhe deputeti Belind Këlliçi ka folur në lidhje me dëshmitë e dhëna sot në Komision. Ndalur te kryebashkiaku Veliaj, Këlliçi tha retorika e tij ishte boshe.

Nëse do kishte SPAK gjatë seancës me Veliajn SPAK duhet të vinte dhe ta shoqëronte. Veliaj është pyetur mbi një orë e 30 minuta vetëm nga unë mbi vendimmarrjen e tij pë të angazhuar bashkinë pa pyetur këshillin bashkiak. E ka detyrim ligjor. S’e ka zbatuar ligjin. Gjithçka e ka vendosur vetë me firmën e tij si kryetar i Tiranës.

Veliaj e ka dhënë ok më 27 mars 2017. Në rastin më minimal është shpërdorim detyre. Veliajt iu provua sot deklarata e tij se vendimet e këshillit bashkiak janë të rëndësishme ai s’jep dot as një bonus qiraje pa vendim të këshillit bashkiak. Unë kam thërritur në komision 3 gazetarë dhe kam kërkuar që këta të 3 të vinin e të dëshmonin për shkak të censurës që i është bërë kësaj çështje. Retorika e Veliajt ishte boshe, sepse s’kishte si të përgjigjej”, tha Këlliçi.

/abcnews.al