FOTOLAJM/ Ky është pallati që mori më qafë Romina Pulajn e IMT-së në Sarandë

schedule10:02 - 22 Shkurt, 2022

schedule 10:02 - 22 Shkurt, 2022

Shefja e IMT-së së Sarandës Romina Pulaj është arrestuar nga policia e qytetit me urdhër të prokurorisë së Vlorës pasi kishte mbyllur sytë para një krimi mjedisor që po ndodhte në qytet.

Biznesmeni Pando Papuçi kishte disa muaj që po ndërtonte një pallat shtatë katësh pa leje në kodrinën e qytetit, ndërsa Pulaj nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet edhe pse ato ishin pa leje.

Nisur nga situata e krijuar, prokuroria bashkë me policinë kanë ndërhyrë duke arrestuar Pulajn, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Tandro Papuçi, i cili ishte edhe pronari i objektit.

Mësohet se leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në 2006 por nuk u ndërtua. Burime bëjnë me dije se leja ka përfunduar disa vite më pas, por Papuçiu nuk nxorri leje të re dhe nisi ndërtimin në tetor të 2021.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja Romina Pulaj si edhe u shpall në kërkim biznesmeni 66- vjeçar“, bën me dije policia.

Lexo edhe: “Heshtja” i vë prangat shefet së IMT-së në Sarandë, shpallet në kërkim biznesmeni

Saranda është një ndër qytetet më të prekura nga ndërtimet pa leje ku pallatet kanë mbirë kudo duke mos lenë as rrugë dhe as zona që mund të shfrytëzohen nga qytetarët.

Njoftimi i policisë

Sarandë

Finalizohet me sukses operacioni policor “HESHTJA”.

Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, pallat 7-katësh.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Arrestohet kryeinspektorja e IMT Sarandë, për shpërdorim detyre.

Shpallet në kërkim pronari i objektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:

– R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”. /abcnews.al