Balerini i njohur, Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother, për rivalitetin e tij me Donald Veshajn. Ai është shprehur se mes tyre ka pasur kontraste të forta, pasi ndryshon mosha. Sipas Ilirit, ai ka një karrierë mbi shpatulla, ndërsa Veshaj ka jetën përpara.
“Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime.
Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim.
Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra. Kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri në “Open”./abcnews.al