Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas njohjes së pavarësisë së territoreve separatiste në Donbas nga ana e Rusisë. Xhaçka thotë se Shqipëria e dënon një veprim të tillë duke e cilësuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare marrëveshjes së Minskut dhe shkelje të integritetit territorial. Xhaçka shton se Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.
“Shqipëria dënon njohjen pavarësisë së rajoneve ukrainase Donetsk & Luhansk nga Rusia. Kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjes së Minskut si dhe shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shkruan ajo
Albania condemns Russia's recognition of the independence of the regions of Donetsk&Luhansk.A clear violation of international law,of the Minsk agreement as well as a violation of ??’ territorial integrity and sovereignty!?? stands united with partners and allies in support of??
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) February 21, 2022
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar vendimin e tij për të njohur pavarësinë e territoreve separatiste rusisht folëse në Donbas pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën.
Siç njoftoi zyrtarisht Kremlini, presidenti rus kontaktoi me homologun e tij francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Solz dhe i njoftoi ata për vendimin e tij për të njohur “në të ardhmen e afërt” pavarësinë e Donbasit, përkatësisht rajoneve lindore., Donetsk dhe Luganskg. /abcnews.al