Përballja me Villarealin në Champions, Juve publikon listën e të grumbulluar

schedule19:22 - 21 Shkurt, 2022

schedule 19:22 - 21 Shkurt, 2022

Juventusi do të përballet me Villarealin në Champions League ditën e nesërme ora 21:00. Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të forta me dy skuadrat që kërkojnë të sigurojnë fitoren për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Juventus udhëton në Estadio de la Ceramica për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, i cili fitoi Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Massimiliano Allegri ka publikuar edhe listën e skuadrës për këtë përballje, ku Paulo Dybala do të jetë mungesa e madhe për shkak të lëndimit që mori javën e kaluar.

Në vend të Dybalas, Allegri ka ftuar Moise Kean. 21-vjeçari italian ka shënuar një gol deri më tani këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke realizuar në fitoren 1-0 ndaj Malmos. Giorgio Chiellini është gjithashtu ende i padisponueshëm.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!