E goditën me gur, Gjumsi: Kam 4 penj, as si je s’më thanë lojtarët e Kastriotit

schedule10:05 - 21 Shkurt, 2022

schedule 10:05 - 21 Shkurt, 2022

Aldi Gjumsi, talenti i Tiranës, la fushën i gjakosur ditën e djeshme në fund të duelit me Kastriotin. Sulmuesi anësor u godit me një send në kokë dhe mjekët e mjekuan dhe e fashuan, ndërsa trajneri Orges Shehi mendoi ta zëvendësonte.

Gjumsi më pas ka folur për “Panorama Sport” për atë që ndodhi: “Ishte minuta e 85-të. Isha në lojë dhe nga ana ku ishin tifozët e Kastriotit, me goditën me gurë. Plagën e kam në ballë. Për momentin jam mirë. Plagën e kam më mirë. Mora mjekimin nga stafi dhe e kam qepur me 4 penj”.

Të riut i ka bërë përshtypje sjellja e lojtarëve kundërshtarë, që nuk i shkuan t’i thonin diçka në momentin që ndodhi incidenti. “Asnjëri nga ata nuk më erdhi të fliste: ‘Si je’, jo më të thoshin: ‘Të kaluara’. Një ngjarje e tillë nuk më ka ndodhur asnjëherë”, tha Gjumsi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!