Arapi: Dema tregoi se ka potencial, duhet të përgatitemi fort se ndeshje të vështira na presin

schedule19:09 - 20 Shkurt, 2022

schedule 19:09 - 20 Shkurt, 2022

Teuta mori një fitore të vuajtur përballë Dinamos në “Elbasan Arena”, por një triumf që vlen shumë në llogaritë e fundsezonit.

Pas ndeshjes trajneri Renato Arapi ishte ka theksuar se skuadra e tij bëri një lojë të mirë në këtë ndeshje.

Tekniku i durrsakëve vlerësoi gjithashtu edhe 17-vjeçarin Dema i cili ishte i shkëlqyer në ditën e sotme duke shpëtuar portën e durrsakëve në disa raste.

Ndeshja: “Sigurisht që jemi të kënaqur me rezultatin, deri diku edhe me lojën kemi bërë mirë. Patëm pak vështirësi, pasi kundërshtari filloi të sulmonte shumë, por jam I kënaqur, pasi dhe në momente të mira të kundërshtarit reaguam mirë.

Hyka: Sigurisht që Hyka kishte kohë pa luajtur, por sot bëri mirë, të rëndësishme janë pikët, por ka vend për të përmirësuar.

Ankthi: “Duke parë edhe klasifikimin dhe rezultatet e skuadrave të tjera situata është e vështirë, por e rëndësishme është që fituam, Aleksi duhet të kishte shënuar, por rëndësi ka fitorja. Na ndikoi edhe mungesa e Qirkos, por edhe portieri Dema sot ka bërë një ndeshje shumë të mirë.”

Problemet në krahun e majtë: “Edhe ndërrimi që bëmë, Lorencon që e çuam në krah të majtë apo lëvizja me tre mesfushor u bë për atë arsye, por edhe kundërshtari duhet vlerësuar pasi bëri shumë mirë, edhe lojtarët tanë bën lojë të mirë, por të rëndësishme janë ato tre pikët që fituam.”

Ndeshjet e radhës: “Normalisht e mira e sotme ishte që nuk pësuam gol, loja në grup ishte shumë e mirë,portieri Dema bëri shumë mirë dhe tregoi se ka potencial. Sa i përket qetësisë nuk mund të jemi të qetë, pasi kemi ndeshje me Kukësin e Tiranën.”

Mbrojtja: “Sigurisht që jam i kënaqur edhe pse patëm pak probleme, por bëmë mirë dhe tashmë është çështje besimi që i kemi dhënë lojtarëve”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!