Edon Hasani ishte lojtari i ndeshjes në takimin mes Kastriotit dhe Tiranës. Krutanët mposhtën bardheblutë me shifrat 2-1 duke marrë një fitore me shumë vlera për garën e mbijetesës.
Pas ndeshjes Hasani ka treguar se Emiliano Çela ka sjell një ndryshim në skuadër, gje ë cila po reflektohet edhe në paraqitjen lojtarëve.
“Që me ardhjen e trajnerit të ri ka ardhur një ndryshim. Çunat po luajnë shumë mirë dhe po luajmë çdo ndeshje me radhë. Ne jemi me këmbë në tokë, duhet të punojmë shumë dhe të shkojmë të përgatitur në Rrogozhinë.
Luhatjet e Kastriotit? – Kemi fituar tre ndeshje brenda. Barazim me Partizanin në “Elbasan Arena”. Me Kukësin e pësuam nga një autogol, por që e kaluam shumë shpejtë. Por kemi lojtarë me shumë eksperiencë dhe sot luajtën shumë mirë që morëm këtë tre-pikësh”, ka theksuar Çela. /f.a/abcnews.al