Mbyllen 12 guroret e fundit në malin e Krujës

schedule11:33 - 4 Mars, 2019

schedule 11:33 - 4 Mars, 2019

Pezullohet aktiviteti i guroreve që ushtrojne aktivitetin në malin e Krujës. Subjektet sipas përfaqësuesve të Task-Forces që ka ushturar kontrolle në terren nuk respektonin lejet mjedisore.

12 guroret e fundit që operonin në malin e Krujës duhet të ndërpresin aktivitetin. Task-Forca me përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Energjisë, Financave dhe asaj të Brendshme pas kontrolleve të ushtruara në zonë ka konstatuar se subjektet kanë shfrytëzuar malin pa kriter dhe pa respektuar lejet mjedisore. Në këto kushte i ka propozuar ministrave respektivë revokimin e aktivitetit të tyre. Ndërkohë shumë shpejt do të nisë rehabiltimi i zonës bëri të ditur ministri i Mjedisit Blendi Klosi. Klosi tregoi gjithashtu se çfarë do të ndodhë  me bizneset që ushtronin aktivitetin aty.

“Për kompanitë që ushtronin aktivitetin në malin e Krujës është propozuar nga ministria e Energjetikës një pozicion tjetër pasi kuptojmë novojën që ky biznes të vazhdojë”

Përfaqësuesit e ministrive shpjeguan problemet e konstatuara në terren.

“Nuk kanë zbatuar rigorozisht projektin teknik të hapjes e shfrytëzimit duke krijuar probleme të mbrojtjes së mjedisit”.

Mali i Krujës është shpallur peisazh natyror i mbrojtur korrikun e vitit të shkuar.  Pas mbylljes së aktivitetit të guroreve në këtë zonë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka urdhëruar skanim të gjitha guroreve në vend.

/abcnews.al