Policia e Korçës ka gjobitur katër subjekte në për shkelje të orës policore. Sipas bluve, Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, për të monitoruar protokollet e sigurisë dhe zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar të hapur dhe duke ushtruar aktivitetin në shkelje të fashës orare, katër subjekte private.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Evidentohen dhe ndëshkohen 4 subjekte në qytetin e Korçës, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e tyre në kundërshtim me Aktin Normativ.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, për të monitoruar protokollet e sigurisë dhe zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar të hapur dhe duke ushtruar aktivitetin në shkelje të fashës orare, katër subjekte private konkretisht:
Në lagjen nr. 5, Korçë, u konstatuan ambienti bar-restorant me administrator shtetasin M. K. dhe një ambient tjetër lokal me pronar shtetasin E. L.
Në lagjen nr. 4., u konstatua i hapur lokali me administrator shtetasin E. B. dhe gjithashtu në lagjen nr. 7, ambienti bar-restorant me administrator shtetasin J. L.
Ndaj subjekteve të lartpërmendura, shërbimet e policisë kanë plotësuar aktet e konstatimeve përkatëse, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7, i cili parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.
Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.