Ademi: Mbijetesa e mundur nëse luajmë si sot, na pret një ndeshje e fortë ndaj Kastriotit

schedule16:27 - 19 Shkurt, 2022

schedule 16:27 - 19 Shkurt, 2022

Ilirid Ademi  është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes pas përfundimit të takimit mes Egnatias dhe Skëderbeut.

26-vjeçari nga Shkupi ka treguar se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për skuadrën, ndërsa theksoi se nëse në të gjitha ndeshjet i zhvillojnë njësoj mbijetesa është mëse e mundur.

“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë. Fitorja ishte ajo që menduam më së shumti, ia dolëm, por na pret një tjetër ndeshje e fortë ndaj Kastriotit. Ata janë një skuadër e mirë, por shpresoj të marrim tre pikët.

Sulmi? Kemi pasur probleme sa i përket komunikimit, por po punojmë në stërvitje për të dalë përpara portës dhe për të shënuar sa më shumë.

Sa i përket Laçit, kam pasur edhe atje hapësira, por nuk u ambientova mjaft mirë, ata kanë ekip mjaft të mirë. Tek Egnatia po luaj, kolektivi është shumë i mirë. Do të kemi rezultate të tjera pozitive nëse luajmë si sot”, deklaroi sulmuesi anësor. /f.a/abcnews.al