Përballje “zjarr” në “Air Albania”, formacionet zyrtare të Partizani-Vllaznia

schedule15:49 - 19 Shkurt, 2022

schedule 15:49 - 19 Shkurt, 2022

Partizani pret në “Air Albania” skuadrën e Vllaznisë në një duel shumë interesan mes dy skuadrave të cilat kërkojnë me patjetër edhe 3 pikët, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në europë.

Trajneri Mehmeti ka përzgjedhur edhe formacionin titullar me Skukën, njeriun e momentit që e nis nga minuta e parë, ndërsa një fanellë titullari i është besuar edhe Dean Liços në mesfushë.

Ndërkohë Vllaznia vjen pas triumfit në ndeshjen e fundit me Teutën dhe kërkon vazhdimësinë, teksa Thomas Brdaric ka vendosur për formacionin startues.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Marku, Hadroj, Liço, Murataj, Kallaku, Mala, Junior, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Diagne, Adili, Bulatovic, Krymi, Hakaj, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Djurdjevic. Trajner: Thomas Brdaric /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!