Edhe pse jemi në ditët e para të muajit mars, duket se moti i kthjellët dhe me temperatura që arrijnë deri në 20 gradë celcius, kanë qenë suprizuese.
Rrezeve të diellit duket se po ju gëzohen dhe këta fëmijë të cilët kanë zgjedhur që ta kalojnë ditën duke pedaluar pranë sheshit “Skënderbej”.
Të shumtë janë edhe të rinjtë e të rejat të cilët kanë zgjedhur që gjatë fundjavës me diell dhe mot të ngrohtë të dalin për shëtitje apo të konsumojnë një kafe në ambiente të hapura.
Duke qenë se temperaturat ishin mjaft favorizuese, ka pasur dhe nga ata të cilët kanë zgjedhur që të largohen nga zhurma e kryeqytetit, duke iu drejtuar ambienteve më të qeta, siç është edhe bregdeti.
Sipas MeteoAlb vendi ynë do të karakterizohet me mot të kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta deri në 21 gradë celcius gjatë orarëve të mesditës edhe gjatë fillimit të javës. /abcnews.al