Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vasili në Abc Live: Rama, përgjegjësi kryesor për inceneratorët. S’mund të hapësh rrugën për të vjedhur e të thuash “përgjegjësia është personale”

schedule22:09 - 18 Shkurt, 2022

schedule 22:09 - 18 Shkurt, 2022

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha në studion e ABC Live se Komisioni Hetimor për Inceneratorët është shumë larg thelbit të këtij skandali. Ai u shpreh se ishte LSI e para që denoncoi në SPAK aferën e inceneratorëve, gjë që bëri të hapen hetimet dhe të dali në pah i gjithë skandali.

E kam ndjekur në mënyrë parciale, se nuk kam pasur ndonjë interes të veçantë. Ai që konsumohet atje është shumë larg thelbit. 

Ky proces ndryshe nga të tjerët, lindi në një moment ku i gjithë problemi është i qartë. E keni parë që dokumentet me emra dhe mbiemra ndodhen në SPAK, LSI ka tre kallëzime të mëdha. I kanë aty. 

Ndërsa sot nëse do funksiononte kjo prokurori s’kishte pse të kishte komision hetimor. Nuk ka çfarë sqaron. Të vinte grup ky komision dhe të vinin tavolinë para derës së SPAK.

Ne kemi një fakt që ka aferë. Më e madhja. Është e denoncuar me emra dhe mbiemra. Se denoncimet tona janë bërë publike.” u shpreh Vasili.

Vasili e cilësoi Ramën si Ali Baba që ka nga pas 40 hajdutë, i cili sipas tij me shpërthimin e skandalit të inceneratorëve është në hall të madh.

Kryehajduti është në hall. Dokumentet janë sheshit. Çdokush që ka interes mund t’i shohë dokumentet. Ai është Ali Baba me 40 hajdutë. Çdo shqiptar e di që këtë 430 milionësh e ka firmosur Edi Rama. Ajo është  një firmë korruptive, mafioze. Se është një mekanizëm i tërë mafioz që ka funksionuar. Ju e shihni se ç’po del. Po del një llum pafund. Ka kompani fantazmë dhe çdo gjë aty brenda. Dhe ky Ali Baba ka firmosur 16 akte për inceneratorët vetëm në një ditë”, tha ai.

Në lidhje me shpjegimet e kryeministrit se përgjegjësia është personale, Vasilii tha se në fakt, firma për inceneratorët është vënë nga Rama dhe ai është përgjegjësi kryesor.

Rama përdor termin KÇK. Gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi. Rama është tërërisht KÇK. 90% të akteve të qeverisë i firmosin zv.kryeministrat. Unë kam qenë vetë ministër disa muaj në këtë qeveri dhe në të gjthë mbledhjet vetëm një muaj e kam parë Edi Rëmën. Ai e hap vetë rrugën që të vidhet pastaj thotë kush ta hajë le ta hajë”, tha Vasili duke theksuar se askush nuk ka firmosur diçka pa dijeninë e Rmës.

Asnjë nuk ka vepruar pas shpinës së tij sepse këto dokumente janë miratuar në qeveri, pikërisht nga Rama. Ministri Manjani është shprehur kundër, ministri i Financave po ashtu, kurse ky pranon dhe i vë firmën”, tha Vasili.

Nënkryetari i LSI-së tha që abuzimi ka qenë aq i madh me kontratat e inceneratorëve sa kompania që ka inceneratorin e Elbasanit ka hedhur shtetin në gjyq me vetë paratë e shtetit duke kërkuar dëmshpërblim që do të duhet të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

Sot kompania e Elbasanit është në gjyq me ERE-n për çmimin e enërgjisë elektrike që ata duan të shesin. Elbasani është ndërtuar me financim nga shteti, madje edhe kredinë e ka marrë me kolateral nga shteti. Edhe interesat e kredive i paguajmë ne. Një nga burimet e fitimit nga aktiviteti i inceneratorit do të ishte energjia. Kur është bërë marrëveshja nuk kishte çmim për energjinë, dhe pyetja është se si do fitosh ti kur nuk di çmimin? Një qeveri normale do ti kërkonte ERE-s çmimin. Tani privati, me lekët e shtetit ka hedhur në gjyq shtetin dhe do të marrë ca lekë më shumë po nga shteti. Po të ishte një kryeministër normal do priste dhe do shihte procedurat dhe pastaj do firmoste”, tha ai.

SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Elbasanit duke arrestuar ish-ministrin Lefter Koka, ndërsa janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Prokuroria Speciale është në përfundim të hetimeve për inceneratorin e Fierit dhe pritet të shihet nëse prokurori Dritan Prençi do të firmosë apo jo arrestime të tjera. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!