Policia ndalon protestën e radhës së opozitës, PD: Akt i paligjshëm

schedule12:50 - 3 Mars, 2019

schedule 12:50 - 3 Mars, 2019

Policia e Shtetit ndalon Partinë Demokratike të zhvillojë protestën e paralajmëruar të 5 marsit para parlamentit.

Në letrën dërguar selisë blu,  Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thotë se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e tyre.

Jo vetëm kaq, por cënon edhe sigurinë kombëtare.

Me këtë arsyetim ndalon zhvillimin e tubimit të kërkuar nga Partia Demokratike.

Për demokratët policia po shkel Kushtetutën duke i kujtuar se në  asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë.

Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi opozita njofton se nuk do ta anullojë protestën në 5 mars pasi caktimi i vendit të tubimit, është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit.

Kjo është arsyeja përse ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi- thuhet në letrën e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!