Barcelona ka kohë që po monitoron mbrojtësin danez, Christensen.
Andreas Christensen është duke planifikuar të ardhmen e tij, me kontratën e tij aktuale te Chelsea që skadon në verë. Qendërmbrojtësi danez e di se Barcelona është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e tij, megjithatë ka shumë klube në këtë garë.
Burime pranë lojtarit sqarojnë se Barcelona është diku në mes të grupit. Ata nuk janë vendi i tij i preferuar i uljes, as nuk janë në fund të listës së tij.
25-vjeçari dëshiron të qartësojë të ardhmen e tij në muajin e ardhshëm, që do të thotë se është koha që Barcelona të përshpejtojë përpjekjet e saj për ta bindur atë të transferohet në Camp Nou./ h.ll/abcnews.al