Çdo vit rritet ndjeshëm numri i personave që vuajnë nga obeziteti. Rreth 4 milion persona humbin jetën çdo vit nga kjo sëmundje. Shefi i departamentit të kirurgjisë së përgjithshme në spitalin Hygeia Bahadër Çelep, tregon se cilat janë pasojat që shkakton obeziteti.
“Mbipesha dhe Obeziteti përkufizohen si akumulim jo normal ose i tepruar i masës dhjamore gjë që konsiderohet si rrezik i shtuar për shëndetin. Një indeks i masës trupore ose siç njihet BMI-së (që është raporti midis gjatësisë dhe peshës trupore) mbi 25 konsiderohet mbipeshë dhe mbi 30 Obezë.
Obeziteti konsiderohet ndër faktorët kryesorë të rrezikut për një sërë sëmundjes kronike të tilla si: goditjet në tru, sëmundjet kardiovaskulre, diabeti, çrregullimet muskulo-skeletore, disa lloj kancerash, etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që të dimë edhe mënyrat më të mira dhe efikase të trajtimit të Obezitetit”, ka thënë mjeku.
Në spitalin Hygeia trajtimi i obezitetit bëhet me metodat më të sigurta. Mjeku shpjegon këto teknika.
“Këtu në Spitalin Hygeia kemi adaptuar teknikat më të avancuara kirurgjikale në Kirurgjine bariartrike duke arritur të kemi rezultate po aq të sukssesshme si ato në qendrat spitalore më në zë në Evropë dhe Amerikë. Ky sukses vjen nga ndjekja në mënyrë rigoroze që në ndjekim duke filluar nga vlerësimi i detajuar i gjendjes se çdo pacienti dhe aplikimi i teknikës së duhur kirurgjikale, të cilat realizohen nga një staf mjekësh kirurge me shumë eksperience të asistuar nga pajisje dhe aparatura avangarde. Pra stafi ynë vetëm pasi ka bërë një vlerësim shumë të detajuar të çdo rasti vendos se cila është teknika me e përshtashme kirurgjikale që do të aplikohet dhe që gjithmonë kryhet në rrugë laparaskopike (të mbyllur). Falë kësaj teknike pacientët kanë më pak dhimbje, më pak humbje gjaku, mobilizim të hershëm dhe rezultate të shkelqyera estetike”, është shprehur ndër të tjera doktori.
Krahas trajtimeve mjekësore, obeziteti kërkon edhe një dietë të balancuar. Pas këtyre trajtimeve është e nevojshme që pacienti të ketë një stil jetese më të shëndetshëm. /abcnews.al