I kishte para borxh, i riu nga Kamza i merr “Benz”-in një personi në Korçë

schedule13:17 - 18 Shkurt, 2022

schedule 13:17 - 18 Shkurt, 2022

Një 24-vjeçar me iniciale E.C. nga Kamza është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia. Kjo pasi për shkak të një borxhi ai i ka marrë me forcë makinën tip Benz një personi me iniciale Xh.Xh. në lagjen 18 në Korçë.

Policia bën me dije se materialet në ngarkim të tyre tashmë i kanë kaluar Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Vetëgjyqësia” të shtetasit E. C., 24 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Kamëz, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, ky shtetas me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetasit Xh. Xh., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej 24-vjeçarit, një shumë parash.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!