Kriza në Ukrainë, eksperti: Jemi në luftë strategjike, dy arsyet pse Putin “ngec” në fazën e tretë

schedule12:29 - 18 Shkurt, 2022

schedule 12:29 - 18 Shkurt, 2022

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Brenton Kotorri foli në ABC Live me moderatoren Sibora Bitri për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke e ndarë në tre faza, ai tha se Rusia ngec pikërisht në të tretën duke qenë se shumë ekspertë thonë se Putin nuk e ka fuqinë për ta çuar deri në fund pushtimi.

Kjo pasi Rusia nuk mund ta ndërmarrë këtë hap për dy arsye, së pari në kuptimin ekonomik dhe në atë të kostove njerëzore.

“Rusia fazën e parë e ka në xhep. Ukrainën e njeh si aneks në shtëpinë e vet. Faza e dytë është parapërgatitja për luftë. Pjesërisht Rusia e ka realizuar. Shumë ekspertë thonë se Putin nuk e ka fuqinë për ta çuar deri në fund fazën e tretë që është pushtimi.

Nuk i leverdis në dy kuptime. E para në kuptimin ekonomik dhe e dyta në kuptimin e kostove njerëzore. Sepse rajonet që janë pranë Rusisë kanë një popullsi pro ruse. Nuk do donte Putin që këtë ndjesi ta kthente kundër. Vetëm para dy ditëve Putin ka miratuar me dekret 720 mijë shtetësi të reja për këtë popullsi që ndodhet në kufi’, tha Kotorri.

Ai shtoi se Rusia e ka më të lehtë pushtimin nga Bjellorusia duke qenë se vëmendja më e madhe aktualisht është në kufi me Ukrainë.

“N ë Bjellorusi, Rusia ka mundësia të dërgojë trupa dhe të ketë një plan B. Rusia e ka më të lehtë aksesin nga Bjellorusia nëse do flasim për pushtim duke qenë se vëmendja më e madhe do jetë në kufi në Ukrainën. Edhe Putin e ka edhe këtë version. Ideja e shumicës së ekspertëve është se Putin nuk do ndërhyjë pasi nuk do ketë luftë të mirëfilltë.  Sot jemi në një luftë. Është një luftë strategjike”, deklaroi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!