Skënderbeu barazon në transfertën e Teutës me shifrat 2-2

schedule21:46 - 2 Mars, 2019

schedule 21:46 - 2 Mars, 2019

Barazim dramatik në Durrës në ndeshjen mes Teutës dhe Skënderbeut ku nuk munguan polemikat mbi vendimet arbitrare. Teuta kaloi dy herë në avantazh, por Skënderbeu barazoi gjithçka në minutat e fundit të takimit.

Përfundoi në barazim 2-2dueli mes Teutës dhe Skënderbeu e zhvilluar në Niko Dovana. Një barazim dramatik për Skënderbeun që ishin në disavantazh të dy golave. Teuta merr një pikë që nuk e ndihmon aspak në garën për titullin kampion. Krasniqi në minutën e 10 nuk shfrytëzon siç duhet një rast ku topi përfundon shumë larg kuadradit. Në fundin e pjesës së parë, Radas ndëshkohet me karton të verdhë pas prekjes së topit me dorë dhe gjyqtari akordon 11 metërsh për Teutën. Protestojnë lojtarët korçarë. Durrsakët kalojnë në avantazh pasi Kallaku tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Teuta përqëndron të gjitha forcat në sulm dhe kërkojnë edhe golin e dytë.

Traore i shpëton mbulimit të mbrojtjes mike dhe tregohet i saktë përballë portierit Dajsinani. Gjithsesi Skënderbeu ngushtoi diferencat pak minuta më vonë me Muzakën.

Goditja e Sibo ndalet në shtyllë aty ku ka shkuar Muzaka i cili ka realizuar me lehtësi me portën e boshatisur. Pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Skënderbeu vendos baraspeshën me Gripshin, i cili nuk feston. Protestojnë futbollistët e Teutes pasi pretenduan për një faull ndaj Traore. Gjithsesi arbitri vendos që goli ishte i rregullt dhe sfida përfundon ne barazim 2-2. Më në fund Skënderbeu merr një pike pas disa humbjesh radhazi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!