Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lezhë/ Armë zjarri pa leje dhe lëndë narkotike në “Audi”, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim

schedule09:33 - 18 Shkurt, 2022

schedule 09:33 - 18 Shkurt, 2022

Dy persona janë arrestuar në Mirditë të Lezhës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Në vendin e quajtur “Ura e Fanit”, Mirditë, një shtetas qarkullonte me automjet, me armë zjarri pa leje dhe doza me lëndë narkotike gati për shitje, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lumthi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: B. Gj., 38 vjeç dhe A. L., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.:, njofton policia.

Po ashtu është shpallur në kërkim një i tretë, i cili duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet. Bëhet fjalë për E. Gj., 33 vjeç, banues në Mirditë.



Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin E. Gj. dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” për shtetasit B. Gj. dhe A. L.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!