Gjykatësi vendos që Donald Trump duhet të dëshmojë në hetimin e Nju Jorkut

schedule01:49 - 18 Shkurt, 2022

schedule 01:49 - 18 Shkurt, 2022

Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij duhet t’u përgjigjen pyetjeve nën betim në një hetim në Nju Jork për praktikat e tyre të biznesit, ka vendosur një gjykatës. Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut ka akuzuar Organizatën Trump për marrjen e lehtësirave tatimore dhe kredive përmes “vlerësimeve mashtruese të aseteve”. Trump duhet të ulet për dëshminë e betuar brenda 21 ditëve.

Ai i mohon akuzat dhe pritet të apelojë vendimin. Të enjten, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Arthur Engoron tha se zoti Trump, djali i tij Donald Trump Jr dhe vajza Ivanka Trump duhet të respektojnë secili urdhrat ligjorë që prokurorët lëshuan në dhjetor raporton “BBC”. Hetimi i Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James kishte zbuluar “prova të shumta të mashtrimit të mundshëm financiar,” tha gjykatësi, duke i dhënë asaj një “të drejtë të qartë” për të marrë në pyetje nën betim ish-presidentin dhe dy nga fëmijët e tij të përfshirë në biznes.

Trump e ka quajtur hetimin të motivuar politikisht dhe një “gjueti shtrigash” nga zonja James, një demokrate. / abcnews.al