Në seancën e sotme në Kuvend është votuar për gjashtë anëtarët e rinj të AMA-s.
Anëtarët e rinj që u votuan:
Gjergj Hamiti 92 vota pro
Desata Metaj 99 vota pro
Joana Allushi 118 vota pro
Aurela Bicja 99 vota pro
Jetmir Halilaj 101 vota pro
Besian Zotaj 101 vota pro
Ndërkaq, Kuvendi ka rrëzuar sërish sot katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve. Emrat e përzgjedhur për të plotësuar 4 vakancat në këto dy institucione nuk morën numrin e domosdoshëm të votave, duke e rikthyer procedurat e përzgjedhjes së tyre në nënkomisionin e posaçëm të ligjeve.