Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osmani: Dialogu do të përfundojë me njohje reciproke, tërësia territoriale e panegociueshme

schedule12:14 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:14 - 17 Shkurt, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova e këtij viti nuk është e njëjtë me atë të vitit 1999 e as me atë të vitit 2017.

Në fjalimin e sotshëm në seancës për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Osmani u zotua se do të punojnë shumë që të zbardhet fati i personave të pagjetur, që sipas saj, fati i tyre po mbahet peng nga Serbia.

“Kosova sot nuk është as ajo e qershorit të vitit 1999, por as ajo e 17 shkurtit të viti 2008. Liria jonë ende nuk është përmbushur sepse sot i kujtojmë edhe mbi 1600 të zhdukur me dhunë, fatin e të cilëve po e mban peng Serbia. E vërteta mund të vonohet por jo edhe të shmanget përjetësisht”, tha ai.

Më tutje, Osmani tha se dialogu do të përfundojë me njohje reciproke teksa theksoi se tërësia territoriale e Kosovës do të jetë e panegociueshme.

“Procesi i dialogut normalisht që do të përfundojë me njohje reciproke siç edhe e përmendi prapë presidenti Biden në urimin për 14 vjetorin e pavarësisë. Nuk do të lejojmë që ky proces të shkaktojë kokëçarje shtetit tonë, rrjedhimisht nuk do të pranojmë asnjë opsion që synon defunksionalizimin e  shtetit tonë. Tërësia territoriale e vendit tonë, sovranitetin tonë dhe rendi jonë kushtetues janë të panegocieushme”, ka thënë ajo. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!