Alisson Becker, portieri që në Europë spikati me Romën, mund të kishte veshur fanellën e Interit dhe këtë e ka zbuluar pas ndeshjes së djeshme kundër zikaltërve.
Gardiani i Liverpool për Sky deklaroi: “Në të kaluarën kam qenë afër Interit. Ndodhi kur isha 17 vjeç, por më pas ajo pistë u sfumua. Gjithsesi unë jam i kënaqur me rrugëtimin që kam bërë! Forca Roma”.
Italianët e blenë Alisson verën e vitit 2016 tek Internacional në Brazil, për 8 milionë euro, ndërsa dy vite më pas e shiten te Liverpool për 62.5 milionë euro, shifër rekord për portierët në atë moment. / abcnews.al