De Ligt i shumëkërkuar në merkato, Juventusi tenton “bllokimin”

schedule10:21 - 17 Shkurt, 2022

schedule 10:21 - 17 Shkurt, 2022

Matthijs De Ligt është lakuar shumë kohët e fundit, sidomos që pas deklaratës së Mino Raiola që u shpreh se holandezi është gati për një hap tjetër.

Të gjithë e lexuan si një sinjal largimi nga Juventusi dhe në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit janë vënë klube si Barcelona, PSG dhe Chelsea.

Kjo situatë e krijuar ka vënë në lëvizje Juventusin, që sipas Tuttosport po mundohet të nënshkruajë kontratën e re me De Ligt.

Aktualja i përfundon më 30 qershor 2024 dhe gazeta më bazë në Torino shkruan se holandezi mund ta zgjatë edhe me një vit marrëveshjen.

Nëse kjo ndodh, për mbrojtësin do të ketë rritje page dhe ulje të klauzolës së largimit në 120 milionë euro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!