Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lihet në burg 16-vjeçari që vrau gjyshin

schedule10:28 - 2 Mars, 2019

schedule 10:28 - 2 Mars, 2019

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për nipin që vrau gjyshin mbrëmjen e të mërkurës. Në burg do të qëndrojë edhe 28-vjeçari që i shiti armën të miturit.

16-vjeçari Vangjel Kapllani që vrau gjyshin mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë do të qëndrojë në burg. Seanca ndaj të miturit u zhvillua me dyer të mbyllura. Prokurori  i çështjes ka qenë Dritan Marku dhe akuza kërkoi arrest në burg, masë e cila është lënë në fuqi nga gjyqtari Albert Spiro.

16-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtje pa leje”. Tashmë çështja për kompetencë i ka kaluar Gjykatës së Krimeve të Rënda për shkak të krimit brenda familjes dhe moshës së mitur të të akuzuarit. Gjykata e Shkallës Vlorë ka vendosur detyrim paraqitje për dy personat e mitur, të cilët kishin dijeni për armën që mbante Kapllani. Ndërsa 28-vjeçari Marjus Alushaj që i shiti armën 16-vjeçarit do të qëndrojë në qeli.

Ngjarja ndodhi në një banesë në lagjen “Rilindja” të qytetit të Vlorës. Aty që prej vitit 2004 jetonte 16-vjeçari së bashku me gjyshërit. Prindërit i tij kanë humbur jetën në një aksident në Greqi. Në fillim i mituri deklaroi se gjyshin e kishin grabitur, më pas akuzoi hallën për vrasjen e tij. Herën e tretë kur u mor në pyetje pranoi krimin. Kapllani tha se u kap në befasi nga gjyshi në momentin që po i merrte 100 mijë lekë të reja dhe më pas e qëlloi për vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!