“Toyota Auris”, Hoxha: Prokuroria e Durrësit s’ka marrë gjurmë gishtash, Basha s’ka dekonspiruar operacion

schedule20:19 - 16 Shkurt, 2022

schedule 20:19 - 16 Shkurt, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Prokuroria e Durrësit nuk ka marrë asnjë gjurmë gishtash të 3.4 milion eurove dhe valutave të tjera që u gjendën në makinat “Toyota Auris” në Durrës në vitin 2018.

Në studion e Radar Informativ, Hoxha tha se paratë janë dërguar në një bankë të nivelit të dytë dhe është e bllokuar vetëm shifra.

Lexo edhe: “Toyota Auris”, Hoxha: Belgët të pakënaqur me Bashën, deklarata të ndryshme nga viti 2019

“Në Durrës u gjetën paratë. Prokuroria në Durrës nuk ka marrë as gjurmë gishtash, as mbetje, nuk ka parë as paratë brenda. Kjo duhet gjetur. I kanë marrë ato lekë dhe i kanë çuar në një bankë të nivelit të dytë. Prokuroria ka shifrën të bllokuar. Prokurori nuk i ka më monedhat. Kjo shumë është depozituar në një bankë të nivelit të dytë. Për fat të keq ligji shqiptar e ka që nëse nuk je i dënuar nuk veprim ligji anti-mafia. Çështja u quajt mos deklarim të ardhurash. Aktualisht çështja në Belgjikë ka dy të arrestuar”, tha ai.

Gazetari sqaroi se nuk ka një operacion ndërkombëtar të dekonspiruar nga Lulzim Basha për këtë rast. “Në Shqipëri thuhet se ka qenë operacion ndërkombëtar dhe Basha dekonspiroi. Jo nuk ka qenë operacion ndërkombëtar”, tha ai. g.v/abcnews.al