Arrestohet në Lezhë autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive të vendosur në banesën e Vasil Stavros në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në katin e dytë të një banese në lagjen “Mihal Popi”. Arben Bardhi u identifikua nga kamerat e sigurisë së bizneseve ku ndodhi shpërthimi. Ai dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së familjes Stavro një sasi tritoli, ku u shkaktuan vetëm dëme materiale. Stavro është biznesmen në fushën imobiliare ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve për pronat./abcnews.al