Sportistja e njohur, Klodiana Shala ka humbur babain ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Klodiana përmes një postimi në rrjete sociale. Krahas një fotoje me të matin, ajo shprehet e pikëlluar për këtë humbje të madhe.
“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime..babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, shkruan ajo.
/abcnews.al