Guardiola: Të fitosh ose të humbësh është e rastësishme. Ferguson? Mos u shqetësoni

schedule10:00 - 15 Shkurt, 2022

schedule 10:00 - 15 Shkurt, 2022

Pep Guadiola do të përballet me Sportingun në Champions League, sfidë e cila do të luhet në Lisbonë, ku skuadra e Manchester Cityt është favorite për të dalë triumfuese nga ky duel edhe pse në futboll jemi mësuar me surpriza.

City do të jetë pa Jack Grealish, Cole Palmer dhe Gabriel Jesus për ndeshjen e parë me Sportingun e Lisbonës në Champions, për shkak të lëndimit, por Guardiola mbetet i sigurt për vazhdimësinë.

“Të fitosh ose të humbësh është e rastësishme, nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por në periudhën kur jemi bashkë përpiqemi t’i mposhtim kundërshtarët me buzëqeshje dhe humor të mirë, sepse kur ke fytyra të këqija, është e pamundur. Kur kjo ndodh, pjesa tjetër nuk është e rëndësishme. Ne nuk mund t’i kontrollojmë rezultatet. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, madje as unë”, ka theksuar fillimisht tekniku spanjoll.

Guardiola është në vitin e tij të gjashtë në City, i cili ka arritur të bëjë mirë, ndërsa këtë sezon duket se trofun e Premier League do e marrë në duart e tij. he po zhvillon një sezon deri më tani shumë të suksesshëm.

50-vjeçari që atëherë e ka udhëhequr City-n në tre tituj të Premier League-s, FA Cup, katër League Cup të njëpasnjëshme dhe në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

“Nuk do të jem si Sir Alex Ferguson, mos u shqetësoni. Harmonia në këtë ekip tani është e jashtëzakonshme, falë kapitenëve. Ne e njohim njëri-tjetrin në mënyrë perfekte dhe pranojmë të mirat dhe të këqijat”, përfundon Guardiola. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!