Deputeti socialist Ervin Bushati ka komentuar në studion e ABC News mesazhin më të fundit të eurodeputetëve sa i përket djegies së mandateve dhe protestës së opozitës. I ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News, Bushati theksoi se ky është një akt dëshpërimi i opozitës, kur nuk merr dot pushtetin me votë dhe minon të ardhmen e Shqipërisë.
“Mazhoranca ka detyrimin të punojë dhe të zbatojë vendimin e zgjedhësve të Shqipërisë, në demokraci pushteti zgjidhet me votë. Çdo zgjidhje tjetër nuk është demokratike, nuk do ndodhë në Shqipëri, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës dhe çdo gjykim bie nën këtë logjikë. Opozita sot e izoluar dhe më kujton kohën e Enver Hoxhës kur ne ishim shkëmb graniti. Opozita ka mentalitet anakronik të gabuar dhe nuk do të pranojë realitetin. Të duash më shumë një kolltuk kryeministror kur nuk ke zgjidhje me votë dhe të minosh rrugën e integrimit dhe të ardhmen vendit, është akt dëshpërimi. Atë që nuk e merr me votë do ta marrë në tavolinë”.
Ai vlerëson protestat demokratike ndërkohë që i bënë apel opozitës të distancohet nga dhuna.
“Protesta në paqe, dhunë jo asnjëherë. Opozita duhet të distoancohet nga dhuna”. /abcnews.al