Real Madrid dhe PSG do të vihen përballë njëra-tjetrës në fazën 1/8 të Champions League, sfidë që pritet të jetë e luftuar mes dy gjigantëve njëra në La Liga dhe tjetra në Ligue 1.
Kjo përballje do të luhet në “Parc des Princes”, ora 21:00. Trajneri Carlo Ancelotti ka shpjeguar se tek skuadra e tij nuk ka presion për këtë duel, por vetëm motivim duke qenë se do jetë një ndeshje “kornizë” për sa i përket Champions League.
“Kemi besim për nesër. Kjo ndeshje është aq e mirë sa për të qenë një finale e Ligës së Kampionëve. Jemi përballë një prej rivalëve më të mëdhenj për këtë trofe.
Presioni i vetëm që kemi për nesër është që luajmë ndaj një ekipi të shkëlqyer si PSG, është më shumë motivim sesa presion. Nuk është ndeshje e vështirë për t’u përgatitur, të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar”, ka deklaruar tekniku italian në konferencën për shtyp.
? @MrAncelotti: “Las sensaciones son buenas. Tenemos toda la confianza del mundo.”#UCL pic.twitter.com/wGNIOMYg8w
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 14, 2022
/f.a/abcnews.al