Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga 6 shqiptar është shkatërruar në Dorset. Së fundmi mediat kanë raportuar edhe mënyrën se si policia ra në gjurmët e grupi shqiptarë, të cilët i konsideron si të parën në Bournemouth për lëvizjen e kokainës. 6 shqiptarët u burgosën për një total prej gati 40 vitesh.
Rezultati në gjykatë ishte kulmi i punës 18-mujore i policisë. Ardit Zani, 29 vjeç dhe nga Bournemouth, Andreu Doyle, 31 vjeç dhe nga Christchurch , Lauand Najim, 26 vjeç dhe nga Bournemouth, dhe Marjus Nona, 23 vjeç dhe nga Birmingham, të gjithë u deklaruan fajtorë për komplot për të furnizuar vendin me drogë të klasit A.
Agron Bendaj, 54 vjeç nga Luton në Bedfordshire dhe Endri Kostreni, 29 vjeç nga Bournemouth, u shpallën fajtorë për të njëjtën vepër pas gjyqeve të veçanta vitin e kaluar. Kostreni u shpall fajtor edhe për furnizimin me drogë të klasit B.
Zani u prezantua nga prokuroria si kreu i grupit të krimit. Policia tha se Najim ishte dora e tij e djathtë.
Kostreni dhe Nona ishin nën-tregtarë “të besuar”, të cilët morën pjesë në shpërndarje për në Londër, tha policia.
Halford tha se është e njohur për policinë se grupet e krimit të Ballkanit Perëndimor priren të përdorin njerëz që njohin për arsye besimi. Hetimi i policisë filloi në qershor 2020 dhe arriti në krye.
Zani u dënua me tetë vjet burg, Bendaj u dënua me shtatë vjet burg dhe Najimi u burgos me gjashtë vjet. Kostreni u dënua me 10 vjet, Doyle u burgos me pesë vjet e pesë muaj dhe Nona u dënua me tre vjet e katër muaj burg. /abcnews.al/