Në kuadër të situatës së krijuar së fundmi në marrëdhënie me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar këtë të hënë një takim me presidentin e vendit Vladimir Putin.
Mediat bëjnë me dije se Lavrov i ka kërkuar Putin që të rifillojë dialogun me Perëndimin, pavarësisht reagimit të Moskës ndaj shqetësimeve të sigurisë perëndimore deri më tani.
Ndër të tjera ai ka propozuar edhe zgjerimin e negociatave të Rusisë me Perëndimin në këtë fazë, duke theksuar megjithatë se ato nuk mund të vazhdojnë pafundësisht.
Nga ana e tij, Putini duket se është përgjigjur duke thënë “në rregull”. /abcnews.al
As Lavrov gets long-tabled again, clear he’s not at the Kremlin for an intimate chat but as part of a more formal rollout of Kremlin’s response on its demands for security guarantees. https://t.co/z4CdGZXU5c pic.twitter.com/gPdQRtNieJ
— Andrew Roth (@Andrew__Roth) February 14, 2022

